Trajneri i PSG-së, Unai Emery i është përgjigjur presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, i cili e ftoi Neymarin në skuadrën e tij nëse e dëshironte Topin e Artë

Florentino Perez gjatë një interviste për Marca tha se Neymar shumë lehtë do ta fitonte Topin e Artë nëse do të luante në Real Madrid.

Por, trajneri i PSG-së, Emery tha se Neymar i ka të gjitha mundësitë që të fitojë tituj në skuadrën e tij si kolektiv po ashtu edhe individual.

“Neymar është në PSG”, tha fillimisht Emery.

“Jam i bindur që ai do ti fitojë titujt kolektiv dhe individual këtu”, u shpreh ai në fund.

Neymar për të dytin vit radhazi ishte në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë, duke u renditur pas Ronaldos dhe Messit.