Neymar u ka thënë miqve të tij se ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain dhe i ka thënë babait që të nisë punën për ta transferuar te Real Madrid verën e ardhshme. Kalimi i brazilianit te PSG ka qenë më i shtrenjti në historinë e merkaton dhe një nga më befasuesit. Por duket se ish-ylli i Barcelona-s nuk është i lumtur në kryeqytetin francez. Madje, sipas mediave, ai duket se i ka kërkuar ish-shokëve të skuadrës të Barçës nëse do ta merrnin mbrapsht pas një udhëtimi në Katalonjë.

Shkuarja e tij në Brazil gjatë kësaj jave ka qenë gjithashtu misterioze. Ky udhëtim ka ndezur zërat për një largim të tijin të mundshëm nga PSG dhe, tani, në emisioni televiziv spanjoll “El Chiringuito” është thënë se aventura e tij në Paris mund të mbyllet shumë shpejt. sipas shtypit, Neymar kërkon të shkojë te Real Madrid verën e ardhshme dhe ia ka bërë të ditur këtë miqve të tij, familjarëve dhe babait.