Mungesa e harmonisë mes Unai Emeryt dhe lojtarëve të tij dhe ndryshimi i marrëdhënieve në zhveshtoren e PSG-së pas ardhjes së brazilianit Neymar janë dy nga çështjet kundërthënëse të adresuara në librin e publikuar së fundmi në Francë: “PSG, rikthimi nuk do të ndodhë”.

Vepra, e publikuar nga shtëpia publike “Marabout” dhe e shkruar nga gazetarët e të përditshmes franceze “L’Equipe” Damien Degorre dhe Arnaud Hermant, flet për klubit nga kryeqyteti francez, se si u ble prej pronarët nga Katari në vitin 2011, si dhe për disa cështje kundërthënëse që tashmë janë të ditur dhe disa tjera që nuk kanë qenë asnjëherë publike, transmeton Express.

Rikthimi historik në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kur Barcelona e eliminoi PSG-në pasi e riktheu humbjen 4-0 në udhëtim në fitore 6-1 në shtëpi, zë vend në qendër të librit, bashkë me blerjen e Neymarit nga Barça për 222 milionë euro dhe bashkatdhetarit të tij Dani Alves.

Hermant, njëri prej autorëve, ka zbuluar se ardhja e Neymarit dhe Dani Alvesit ka krijuar dyshime në mesin e lojtarëve tjerë nga kontinenti latin që flasin gjuhën spanjolle.

“Momentalisht, edhe pse nuk mund të flitet për klane, është e vërtetë se ekziston një grup i brazilianëve dhe pjesa tjetër e amerikanojugorëve, në mesin e të cilëve janë uruguaiani Edison Cavani dhe argjentinasit Javier Pastore dhe Angel di Maria”, ka thënë ai.

“Atyre nuk u ka pëlqyer fakti se Neymar dhe Alves sillen si bosa pa i marrë parasysh ata të cilët janë në klub para tyre. Marrëdhëniet në skuadër janë ngrohta por jo miqësore”, ka shtuar ai.