Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump “për vendimin e njohjes zyrtare të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke e vlerësuar si “historike” vendimin e marrë, Netayahu, tha se “Jemi thellësisht të kënaqur me vendimin e guximshëm dhe të drejtë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si ‘kryeqytet’ të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në këtë vend”.

Duke iu bërë thirrje botës që ta ndjekin vendimin e Trumpit dhe të njohin Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit” dhe t’i zhvendosin ambasadat e tyre në këtë vend, Netanyahu shtoi se: “Sot është një ditë historike. Jerusalemi për 70 vite është kryeqytet i Izraelit dhe pikë fokusi i shpresës, ëndrrës dhe duasë sonë së mijëvjeçarit të ri. (Jerusalemi) është kryeqytet 3 mijë vjeçar i hebrenjve. Nuk do të ketë ndryshim në statusin e objekteve të shenjta. Ky ishte qëllimi jonë që nga dita e parë e Izraelit. Shteti hebrenj dhe populli hebrenj do të mbeten përgjithmonë mirënjohës. Ne e ndajmë vendoshmërinë e Trumpit për avancimin e paqes së Izraelit me fqinjët, përfshirë edhe me palestinezët. Do të vazhdojmë të punojmë me Trumpin dhe ekipin e tij për të realizuar ëndrrën e paqes”.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media sot tha se ka ardhur koha që zyrtarisht ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet.