Aktorja e mirënjohur e serialit “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul do të bëhet pjesë e një tjetër projekti. Ajo do të interpretojë së bashku me Ilker Kaleli, aktorin 33 vjeçar nga Stambolli. Ilker është i njohur për një sërë rolesh në serialet “Kayip Sehir”, “Poyraz Karayel” etj.

Regjisori i projektit është Altan Donmez dhe tema kryesore është vetvrasja. Padyshim që pjesëmarrje e Neslihan Atagul është një vlerë e shtuar për këtë projekt. Seriali i fundit ku Neslihan u shfaq ka qenë ai me Burak Ozcivit në “Dashuri e pafund”. Së fundmi, seriali mori çmimin EMMY për vitin 2017, duke hyrë në histori si i pari prodhim turk i cili fiton një çmim kaq prestigjioz.