Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë nesër në orën 17 e 28 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera.

Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 57 minuta ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 8 minuta.

Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me vranësira të vogla lokale dhe erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të lëvizë prej -11 deri në -5, ndërsa ajo maksimale prej -1 deri në 5 gradë Celsius. 

Dimri do të zgjatë 89 ditë, deri më 20 mars të vitit 2018 në orën 17 e 15 minuta kur në hemisferën veriore fillon pranvera, ndërsa në hemisferën jugore vjeshta.