Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe CEO i kompanisë Countur Global, Joseph Brandt,  kanë nënshkruar sot marrëveshjet komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO i kompanisë Countur Global, Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tha se ndërtimi i këtij termocentrali stabilizon prodhimin me energji elektrike dhe do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ai tha se marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tregon vazhdimësinë e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Presidenti i vendit tha se nuk ka tregues më domethënës se Kosova është vend i sigurt për investime sesa nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Kjo tregon se jemi shtet i sigurt për investime”, tha Thaçi, duke shtuar se ndërtimi i “Termocentralit “Kosova e Re”, do të kontribuojë në stabilitetin energjetik.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nga sot Kosova do të ketë një dimension të ri zhvillimit, raporton Telegrafi.

Ai tha se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tregon se Kosova është ambient optimal për të investuar në Kosovë.

Veseli tha se beson se takimi tjetër do të zhvillohet në vitin 2013, atëherë kur ky projekt do të përfundojë, ndërsa ftoi investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përshëndeti të pranishmit, ndërsa potencoi rëndësinë që ka ndërtimi i Termocentralit “Kosova e RE” për shtetin e Kosovës.

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’, foli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.