Peshëngritsja shqiptare, që mori dy medalje në Botërorin që u zhvillua në Californi, Romela Begaj është kthyer në atdhe.

Ishte një start shumë i mirë, si për mua, si për gjithë shqiptarët. Është fillimi i një peshe të re. Dëmtimi është dëmtim, gara ka të papritura, kjo ishte një arritje për mua dhe për gjithë Shqipërinë. Pres përgjigjen e doktorit, për dëmtimin. Ky është starti, medalja olimpike është akoma larg. Do të japim maksimumin, pasi ky është vendi ynë. Sukesesin ia dedikoj gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë. Për mua, kryesore është gara. Paratë sigurisht që më takojnë, por për mua vijnë në radhë të dytë”, tha Romela para mediave.