Një 50-vjeçar nga Tirana ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku rrëfeu historinë e tij dhe kërkoi njohje. Asllani tha se gruaja e ka lënë dhe është larguar me një tjetër, ndërkohë që shtoi se nënë e bijë kanë të njëjtin të dashur. Ai tha se ishte martuar me mblesëri dhe ende s’ka njohur dashurinë e vërtetë.

“Jam Asllani nga Tirana, 50 vjeç, punoj në një fabrikë këpucësh. Dua një njohje, unë jam divorcuar sepse gruaja donte një tjetër. Nënë e bijë shkonin të dyja me një person. Unë u martova me të me shkuesi dhe ende se kam njohur dashurinë”, tha Asllani.