Një grua 39-vjeçare nga Rusia ka tronditur mbarë opinionin publik pasi akuzohet se ka vrarë fëmijët e saj me helm minjsh.
Elena Kordyukova tronditi akoma më shumë me deklaratën e saj se donte të hiqte qafe fëmijët për shkak se ata kishin sëmundje gjenetike.
Pas vdekjes në trupat e tre fëmijëve të saj, dy djem dhe një vajzë u gjetën gjurmë të këtij helmi vdekjeprurës.
Vajza dhe dy djemtë kishin vuajtur nga një sëmundje e rrallë genetike, por ekspertët mjekoligjorë përcaktuan se dy prej tyre kishin marrë overdozë varfarine, para se të vdisnin.
Ky ilaç që jepet vetëm me recetë nga mjeku, fillimisht u zhvillua si helm minjsh dhe përdoret edhe për të vrarë lakuriqët e natës.
Vajza Alexandra dhe dy djemtë Maxim dhe Misha, vdiqën pa mbushur ende 3-vjeç.