Nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale pas përvjetorit të abortit tragjik të cilin e pësoi në vitin 2011.

Mandy falënderoi fansat të cilët kujtuan dhe nderuan Scarlett, fëmija i cili humbi më 17 dhjetor të vitit 2011.

“Faleminderit të gjithë fansave që nderuan dje Scarlett tonë. 17 dhjetori nuk do të jetë kurrë i njëjtë, por ne kemi vendosur ta festojmë këtë ditë duke shkruar  mbi balona të kuq dhe duke i liruar ato”, shkroi ajo në Instagram.