Dy policë janë suspenduar në Nju Jork të enjten pasi nuk ishin lajmëruar në thirrje të dërguar nga 911, e në të cilën një nënë e re i lutej për ndihmë, gjithsej disa orë para se ishte gjetur e vdekur.

Të dy policët janë veteranë, kanë tashëm nga 11 vite përvojë në shërbim, por nuk është e njohur përse e kishin injoruar thirrjen. Policia e Nju Jorkut e ka filluar hetimin dhe ka theksuar se do të hetojë “çdo hap” të policëve të suspenduar.

Burimet e NY Daily, thonë se Tonie Wells, viktima 22 vjeçe nga Bruklini ka thirr 911 të mërkurën mbrëma për ta paraqitur bashkëshortin e vet Barry Wells 29 vjeç, sepse sipas fjalëve të saj “sillej çuditshëm”

Pas kësaj në 911 arriti edhe një thirrje rreth orës 22, pasi kishin lajmëruar fqinjët se po dëgjohet zhurmë nga shtëpia e Barry Wells. Ata i kishte shqetësuar britma e vajzës së tyre dy vjeçe, dhe atëherë, më në fund u vendos që dërgohet një patrullë në adresën e tyre në Bruklin.

Kur kishin arritur policët, kishin hasur në pamje shokuese. Në fund të shkallëve ishte shtrirë trupi i palëvizshëm i gruas 22 vjeçe me të nxira në fyt dhe vajza e saj duke qarë mbi trupin e saj, transmeton gazetametro.net.

“Menjëherë dyshuam se ishte mbytur, por ajo që është e paqartë është se sa kohë ishte gruaja e gjorë në dhomë me vajzën e vet të vogël e cila qante shumë”. ka thënë njëri nga policët.

Kjo nuk ishte paraqitja e parë për Barry Wells’in. Tashmë disa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre për shkak të paraqitjes së dhunës familjare, por më vonë u kuptua për një lajm edhe më të tmerrshëm.

Tonie e gjorë ishte shtatzënë, dhe kohë më parë kishte dështuar në muajin e tetë të shtatzënisë pas një konflikti familjar me bashkëshortin.

Barry Wells aktualisht gjendet në polici duke u marrë në pyetje, por kundër tij ende nuk është ngritur ndonjë kallëzim penal. Vogëlushja dy vjeçe, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë prezente gjatë vrasjes së nënës së saj, momentalisht gjendet te anëtarët tjerë të familjes.