Nuk është këngëtare e as aktore, Florije Selimi është nëna e reperit Getoar Selimit, i cili muaj më parë i dha fund beqarisë, duke u martuar me bionden e televizionit, Marina Vjollcën.

Florija është e divorcuar dhe jeton vetëm me dy djemtë e saj Getoarin dhe Liberianin, ky i fundit bënte këngë dikur, por që nuk pëlqehej aq sa vëllai i tij i madh dhe duket se tashmë së fundi nuk po merret më me këtë punë.

Ndërsa nëna e tyre, edhe pse nuk është ndonjë fytyrë publike, ajo zgjon kureshtje tek fansat e Getit dhe të Marinës. Florija u bë më shumë fytyrë publike nga dasma Getoarit. Ku u shkrua e u kuptua shumëçka në lidhje me të dhe familjen e dasmën e të birit, shkruan Kosovarja.

Ndërsa më poshtë do të gjeni disa foto të Florijes, nënës së Getit. Përtej moshës, ajo nuk e ka problem që të pozojë si modele.

Këtë më së miri na e dëshmojnë këto foto të saj që do i shihni tani. Hidhjani një sy fotografive të Florijes dhe binduni, se po të ishte këngëtare, do ia kalonte shumë kujt me këto poza.