Presidenti amerikan, Donald Tramp nesër do ta kumtojë stratregjinë e re nacionale të sigurisë të SHBA-së, të[ bazuar në politikën e tij “Amerika në vend të parë”, ku krahas të tjerave, do ta cekë qartë Kinën si konkurrente, deklaruan përfaqësues anonim amerikanë.

Tramp kohë më parë e lavëdoi presidentin kinez, Si Xhinping, por në të nejjtën kohë kërkoi nga Pekini ta rrisë presionin ndaj Koresë së veriut për shkak të politikës së saj raketore dhe bërthamore.

“Ndaj strategjisë së re nacionale të sigurisë, që Tramp do ta kumtojë gjatë fjalimit, nuk duhet të shihet si tentim për kufizim të Kinës, por si ofertë qartë të shqyrtohen sfidat që i paraqet Pekini”, deklaruan ata.

Tramp do t’i kumtojë edhe prioritetet e politikës së jashtme dhe do ta cekë përkushtimin e politikës “Amerika në vend të parë” si përforcim të armatës amerikane, kundërvënie ndaj ekstremistëve silamik dhe ndryshim i raporteve tregtare me qëllim që SHBA-ja të bëhet ekonomi konkurrente.