Policia spanjolle sekuestroi 5,8 ton kokainë, që është sasia më e madhe e sekuestruar e drogës në 18-të vitet e fundit, njoftoi MPB-ja spanjolle.

Droga ka qenë e fshehur në një kontejner të një anije që ka lundruar në portin spanjoll nga Medelini në Kolumbi.

Janë arrestuar tre persona, mes të cilëve edhe drejtori i kompanisë spanjolle. Policia kumtoi se kërkohen edhe dy persona.

Dërgesa është ndalur në Alhesiras, ndërsa kanë transportuar banane nga Kolumbia në Prat de Lobregat, port që gjendet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në Katalonjë.

Kokaina është zbuluar më 28 nëntor, ndërsa shitja e saj në rrugë është vlerësuar në 210 milionë euro.