Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 12 prej gjithsej 33 aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë katër viteve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 21 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e nëntëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, dhe pesë shoferë për rreshtim jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 35 shoferë që kanë drejtuar automjetin pa e marrë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar 30 automjete me kalimin e afatit të lejes së qarkullimit dhe 30 automjet me difekte teknike. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Janë hasur 226 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 121 automjete.

Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës në SHF “Vëllezërit Milladinovci” në vendbanimin Milladinovc, komunën e Ilindenit.

Global