Trafiku transportues hekurudhor në Maqedoni është në ndërprerje të plotë që në mëngjesin e sotëm nga ora 07:30, ndërsa trafiku hekurudhor për udhëtarë nga stacioni Shkup do të zhvillohet vetëm deri në mesnatë, kumtoi pasdite HM Transport SHA Shkup.

Siç informojnë, në mëngjesin e sotëm me fillim në orën 07:30, një grup të punësuar nga personeli në HM Transport SHA Shkup, në mënyrë të njëanshme dhe të paparalajmëruar, kanë vendosur të ndërpresin me kryerjen e obligimeve të tyre të punës.

Përfaqësuesit e personelit makinerik thonë se shkak për ndërprerjen është pjesa e dytë e papaguar nga paga për tetorin. Theksojnë se nuk janë organizuar nga organizatat sindikale dhe se tani për tani nuk kanë emëruar përfaqësues për deklarata zyrtare.

Nga HM Transport SHA-Shkup u kërkojnë ndjesë të gjithë udhëtarëve dhe klientëve dhe theksojnë se ekipi i tyre menaxherial do të punojë në normalizimin sa më të shpejtë të trafikut hekurudhor.