Moti  në pjesët perëndimore gjatë natës ishte me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët lindore të vendit në disa vende kishte vranësira to vogla deri në mesatare me erë të dobët jugore. Në disa lugina kishte paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë 24 orëve nuk kishte reshje shiu.

Më ftohtë ka qenë në Berovë me minus gjashtë gradë, në Strumicë dhe Shkup Petrovec me minus katër, minus tre në Gjevgjeli dhe Demir Kapi, minus dy në Shtip, Kumanovë, Shkup, Kriva Pallankë dhe Manastir, zero në Tetovë, një në Krushevë, dy në Vinicë, Gjurishtë, Prilep dhe Mavrovë, tre në Topollçan, Dojran, katër në Pretor dhe Ohër deri pesë gradë në Dibër dhe Pozharanë.

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Pasdite në pjesët perëndimore do të fillojnë reshje shiu. Nga fundi i ditës dhe natën drejt të dielës të reshurat do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat më të larta dhe në ato malore do të kalojnë në borë. Të reshura më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku pritet të bien mbi 25 litra në metër katrorë. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Temperatura minimale do të lëvizë prej minus dy deri në katër, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, nga fundi i ditës do të ketë kushte për të reshura shiu, ndërsa gjatë natës është e mundur të reshurat e shiut të kalojnë në borë.  Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 13 gradë.

Të dielën paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura të përkohshme të borës, ndërsa kufiri i shtresës së borës pritet të ulet edhe deri në 500 metra lartësi mbidetare. Shtresa e borës do të rritet, ndërsa shtresë më e vogël e borës mund të formohet në disa zona më të larta.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me erë mesatare jugore.