Më ftohtë në mëngjesin e sotëm ka qenë në Mavrovë me minus 11 gradë të matura. Në Llazaropole dhe Krushevë minus 10, minus nëntë në Berovë, minus shtatë në Gjurishtë, minus gjashtë në Pozharan, Dibër dhe Topollçan, minus pesë në Kriva Pallankë, minus katër në Strumicë, Prilep, Ohër dhe Pretor, minus tre në Tetovë, Vinicë dhe Manastir, minus dy në Shtip, Shkup, Demir Kapi dhe Kumanovë, zero në Dojran dhe një gradë në Gjevgjeli.

Dëborë ka në Mavrovë 12 centimetra, Dibër pesë, Krushevë dhe Pozharan tre dhe Berovë dy centimatra.

Moti në mëngjesin e sotëm është mesatar deri me vranësira të dukshme dhe ftohtë, vende-vende me erë mesatare veriore.

Sot moti do të jetë me vranësira mesatare dhe ftohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Në disa lugina paradite do të  ketë vranësira të dukshme. Temperatura do të arrijë prej minus një deri në pesë gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri në tre gradë.

Nesër moti do të jetë i thatë dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Të shtunën do të ketë rritje të re të vranësirave, ndërsa në pjesët veriore dhe në male do të ketë reshje të kohëpaskohshme dhe të dobëta të borës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Nga e diela sërish vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, nga e hëna rritje e temperaturave ditore