Në luftën për çlirimin nga pjesëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) të qytetit të Mosulit në Irak, janë vrarë prej 9 deri në 11 mijë civilë, dëshmoi hulumtimi më i ri i bërë nga agjencia e lajmeve, Associated Press.

Rezultati i hulumtimit dëshmon se numri i civilëve të vrarë është për dhjetë herë më i lartë sesa numri i viktimave që është përmendur më herët.

Vrasjen e një numri kaq të madh të civilëve nuk e kanë pranuar koalicioni i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nga qeveria e Irakut, e as nga Shteti Islamik.

Forcat irakiane apo ato të koalicionit janë përgjegjëse për vdekjen e së paku 3 mijë 200 civilëve në periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në vjeshtën e këtij viti, thuhet në hulumtim.

Koalicioni ndërkombëtar ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e vetëm 326 civilëve.