Publikimi i vazhdueshëm në Facebook i fotove nga vende të ndryshme, ndonëse ishte në kërkim për moszbatimin e arrestit shtëpiak, i kushtoi lirinë një 46-vjeçari shqiptar në Itali.

Mirgen Dedgjonaj Mirgen u arrestua nga policia e Parmës, e cila, në bashkëpunim me kuesturën e Forlìsë, mbylli operacionin që solli arrestimin e tre personave. Veç Dedgjonajt, në pranga përfunduan edhe dy shqiptarë të tjerë, 21-vjeçari Elis Hoxha dhe 22-vjeçari Ndue Zefi, të akuzuar për vjedhje të vogla dhe krime të lidhura me emigracioni, të dy pa dokumenta qëndrimi në Itali. Policia arriti të sekuestronte edhe sendet e vjedhura në apartamente të ndryshëm, dy në zonën e Parmës, një në Noceto dhe një në Roçabianca.

Dedgjonaj ishte dënuar nga Gjykata e Riminit me arrest shtëpie, të cilin e kryente në shtëpinë e motrës, prej nga u largua më 27 shtator, ndërkohë që më 24 nëntor Gjykata e Milanos nxori një mandat arresti pasi u bë përfundimtar dënimi me 6 vjet e 9 muaj burg për krime kundër pronës, kryer më 2014, në provincën e Milanos.

Analizimi i rrjeteve sociale, që 46-vjeçari i përdorte pavarësisht se ishte në kërkim, u mundësoi hetuesve të ndërtonin rrjetin e shoqërisë së tij dhe të individualizonin një apartament në Parma, në zonën e piazza Ghiaia, ku u mendua se qëndronte Dedgjonaj.

Hipoteza u vërtetua mëngjesin e 22 dhjetorit, kur policët hynë në shtëpi dhe aty gjetën Dedgjonajn dhe dy të arrestuarit e tjerë.