Sistemi i ri i patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare nis në muajin Janar përmes një plani të qartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha sot ministrja Manastirliu, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Spitalit Universitar të Traumës, dr. Arben Zenelaj.

Spitali Universitar i Traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialist sipas nevojave të spitaleve rajonale. Ndërkohë që “Shefqet Ndroqi” do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.

Ministrja tha se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin profesional të mjekëve në spitalet rajonale.