Prej nesër pasdite meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut të cilat në vendet malore pritet të shndërrohen në borë.

Nga DPHM-ja kumtojnë se reshjet nga dita e nesërme do të jenë më intensive në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë ditës së dielës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në vendet malore do të shndërrohen në borë.

Reshje të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku pritet të bien mbi 25 litra në një metër kub. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Të dielën, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të përkohshme dhe të dobëta të borës, ndërsa kufiri i reshjeve të borës pritet të ulet deri në 500 metra lartësi mbidetare.

Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë pritet nga fillimi i javës së ardhshme.