Ndryshim i përkohshëm në qarkullim  me devijime – kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej nesër në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan).

Siç kumtuan nga “Rrugët e Maqedonisë”, për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë.

Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre.