Ndotja e ajrit gjatë ditës së sotme nuk ka tejkaluar vijën e kuqe. Sipas stacioneve matëse, indeksi i ndotjes është mesatar duke përfshirë edhe qytetet më kritike si Shkupi, Tetova, Kumanova e Velesi. Një ndër masat që do të ndihmonte në uljen e ndotjes së ajrit është edhe projekti i autobusëve me gaz, për të cilin Qyteti i Shkupit ende nuk ka një zgjidhje konkrete edhe kreu i saj Petre Shilegov përmend si mundësi edhe transport publik me mbushje elektrike.

Qëllimi ynë është që së shpejti edhe transporti publik të përdorë energji elektrike që do ta zvogëlojë ndotjen. Në buxhetin e vitit 2018 është planifikuar subvencionim prej 100 milion denarë për kompaninë e transportit publik, për blerjen e autobusëve elektrik – deklaroi Petar Shilegov, Kryetar i Shkupit.

Ndërkohë, profesori i Fakultetit të Makinerisë Aleksandar Kostiç shpjegoi për Alsat se edhe ndërtimi i sistemit me gaz natyror në autobusët publik do të ndikojë dukshëm në pastrimin e ajrit. Si sqaron Kostic, kjo arrihet me përzierjen e lëndës djegëse dizel dhe gazit natyror të kompresuar që rezulton zhdukjen e emisioneve ndotëse.

Me këtë kombinim përmirësohet kualiteti i emisioneve ndotëse, respektivisht ulen komponentët ndotës në përbërje të emisioneve ndotëse. Vet makina ka pajisje shtesë për sistem me alternativë për lënde djegëse, në asnjë rast makina nuk mund të funksionojë vetëm me gaz natyror të kompresuar por funksionon me përzierje të lëndës djegëse dizell dhe gazit natyror – tha Aleksandar Kostiç, profesor.

Kostiç gjithashtu tha se tashmë disa vjet në kuadër të flotës së NQP-së funksionojnë disa autobusë me gaz natyror të kom presuar që kanë dhënë rezultatet e pritura. Ndryshe, në seancën e djeshme të qytetit të Shkupit u vendos edhe për një masë tjetër që do të ndikojë në përmirësimin e ajrit. Ajo është ndalesa e qarkullimit të makinave që bëjnë shpërndarjen e mallarave nëpër firma dhe atë nga ora 7 e 30 në mëngjes deri në orën 18 mbrëmje, kjo ndalesë do të vlejë deri më 31 mars të vitit 2018./alsat-m