Shkumbin Ismaili e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë me videoklip.

“Ndoshta je penduar” mban titullin projekti i ri, ku këngëtari nga Tetova i mbetet besnik stilit të tij muzikor.

Vet këngëtari e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.

 Orkestrimin e ka bërë Valter Beqo nga W-88 Records.

Në kitarë është angazhuar Arjan Gjici, derisa Elton Muci ka luajtur në bas kitarë.

Ana vizuale i është besuar Max Production.