Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu ende nuk po i besohet se ka fituar dhe është bërë kryetar komune dhe në eufori vazhdon ta drejtojë komunën. Aq i hutuar sulltani i Zhelinës ka haruar ta shënojë 21 vjetorin e themelimit të komunës e banorët e komunës së Zhelinës sigurisht që kët lëshim do e mbajnë mend për të keq.

Në të dy faqet e tij, në fanpage dhe në profilin e vërtetë po as edhe në faqet e komunës që menaxhohen nga administrata komunale, banorët e Zhelinës nuk mund të gjejnë të paktën as edhe një urim të thjeshtë të adresuar nga vet kryetari.

Nga mund të del kjo? Nga mos organizimi i stafit të kryetarit apo nga mos dija e kryetarit se dje ka qenë 21 vjetori i themelimit të komunës?

E në të kaluarën, përkatësisht në 3 apo 4 vitet e fundit në ditën e komunës lëshohej në përdorim nga një shkollë, ndërsa këtë vit Blerimi as që e din se kur është themeluar Zhelina si komunë.