Ndalesë për dërgesë të mallrave në periudhën prej orës 7:30 deri në orën 18 prej 1 dhjetorit deri më 31 mars në rajonin më të ngushtë të qytetit me qëllim të uljes së ndotjes, vendosi dje Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se konform Vendimit për organizim dhe përcaktim të kushteve, dorëzimi i mallit do të kryhet në periudhën prej orës 18 deri në orën 7:30, me ndalim dhe parkim jo më gjatë se 15 minuta.

Vendimi është paraparë edhe me “Rekomandimet e Grupit veprues interaktiv për masa urgjente kundër ndotjes së ajrit” nga 15.12.2017 nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Qyteti i Shkupit i informon të gjitha palët e prekura  se Sektori i trafikut do të kryejë harmonizim të lejeve të lëshuara – tërheqje dhe lëshim të lejeve të reja në pajtim me dispozitat e vendimit.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”.