Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s në pranverë do ta vlerësojnë progresin e shteteve të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare. Këtë e deklaroi sot në konferencë shtypi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se në takimin dyditor të NATO-s është shqyrtuar politika për zgjerimin e Aleancës. Sipas tij, kjo politikë është sukses historik pasi që ka sjellë paqe në Evropë.

Ministrat kanë shqyrtuar mundësi plotësuese për obligueshmëri me partnerët e NATO-s.

“Zgjerimi është vendim i shteteve të NATO-s dhe shteteve të cilat  dëshirojnë të hyjnë në NATO dhe askush tjetër nuk ka të drejtë për veto”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se jostabiliteti jashtë NATO-s është kanosje për shtetet e Aleancës.