Nastradini po bisedonte me miqtë e tij në çajhane dhe po u tregonte se si kishte ndërmarrë një rrugë të gjatë për të gjetur gruan e përsosur e të martohej me të. Dhe u thoshte: – Shkova në Bagdad dhe pas njëfarë kohe takova një grua të mrekullueshme, të dashur, të zgjuar, të edukuar me një një personalitet të madh.

Dhe miqtë e tij e pyetën: – Pse nuk u martove me të? – Nuk ishte e plotë, – u përgjigj Nastradini. – Pastaj shkova në Kajro, atje njoha një tjetër grua, vërtet, përrrallore: e bukur, e ndjeshme, delikate, e dhembshur.

– Pse nuk u martove me të? – e pyete miqtë. – Nuk ishte e plotë, – u përgjigj përsëri Nastradini. – Atëherë shkova në Samarkanda, ku, më në fund, e gjeta gruan e ëndrrave të mia: mendjemprehtë dhe krijuese, e bukur dhe inteligjente, e ndjeshme, e kulturuar, delikate, dhe shpirtmadhe. – Dhe u martove me të? – e pyetën plot kureshtje miqtë e tij. – Jo. Dhe e dini pse? – Pse?  – Sepse edhe ajo kërkonte një burrë të përsosur.