Napoli nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0:0 me Fiorentinën në shtëpi

Skuadra e Napolit edhe Fiorentina kanë barazuar 0:0, në kuadër të xhiros së 16’ të Serie A italiane në futboll.

Kjo ishte ndeshja e dytë më radhë që Napoli nuk fiton, pasi javën e kaluar ishte mposhtur nga Juventus.

Pas kësaj ndeshje, Napoli mbetet në vendin e dytë më 39 pikë, një më pak se sa Inter në vendin e parë dhe një më shumë se sa Juventus në vendin e tretë.