Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër iniciativës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nuk lejojnë që të rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe të kthehet rezoluta 1244.

Në një konferencë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, pas takimit të GP të LDK-së, Mustafa ka thënë se LDK është kundër një propozimi, i cili ishte i papranueshëm, sepse ne vendimin për aprovimin e këtij ligji e kanë marrë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për nevojat që të ballafaqohemi me drejtësi.

“Një sfidim me drejtësinë, sepse kemi llogaritur se drejtësia është në anën e Kosovës dhe nuk ka arsye që ligji për suprimimin e gjykatës t’i propozohet Kuvendit të Kosovës.

LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë, do të jemi fuqishëm kundër dhe në asnjë rast nuk do të lejojmë që të rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe të kthehet e rezoluta 1244”, tha Mustafa.