Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski gjatë hyrjes në Gjykatën penale ku po merret në pyetje në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill, ka thënë se “nuk ka bazë për paraburgim, por do të lejojmë që gjykata ta thonë fjalën e fundit”.

Mukoski thotë se rregullisht do të paraqitet në gjykatë dhe se beson në drejtësi.

Përpo Mukoskit edhe pesë deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Atyre të premten Kuvendi ua morri imunitetin.