Deputetit nga radhët e LSDM-së, Mumahed Zekirit i ka ardhur në maje të hundës fjalimi i Presidentit Gjorgje Ivanovit sot në parlament në fjalimin e tij vjetor para deputetëve.

Zekiri në rrjetin e tij social ka postuar një fotografi gjatë seancës së sotme ku mbajti fjalimi Ivanovi “Kur mundohesh të përmbahesh që mos e gjuash me kepucë Ivanovin”, njofton TetovaSot.

Ligji për gjuhët është jokushtetues dhe represiv, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor në Parlament.

“Me këtë ligj, për shkak të pikave politike afatshkurtra, interesat e qëndrueshme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas janë në pyetje.Kërkesa për dygjuhësinë miratohet me Amendamentin 5 të Kushtetutës, që doli nga marrëveshja e Ohrit ku rregullohet përdorimi i gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë.Për një projektligj që ka një flamur evropian, është e nevojshme të kemi një direktivë evropiane, e cila kërkon harmonizimin e legjislacionit maqedonas me atë të Bashkimit. Një direktivë e tillë nuk ekziston dhe me këtë ligj ne do të bëhemi ndoshta i vetmi shtet evropian që përcakton kushtet për anëtarësimin në BE, të cilin askush nuk dëshiron “, tha Ivanov.