Një nga ëndrrat e mia në këtë jetë është të lë muzikën dhe të bëhem hoxhë”, kjo ka qenë deklarata e këngëtarit Muharrem Ahmeti në emisionin “Zonë e Lirë” që i ka habitur të gjithë.

Këngëtari rrëfeu se është besimtar i devotshëm dhe se falet 5 herë në ditë kudo që ndodhet, ndërkohë që shtoi se lidhur me këtë ëndër të tij ka folur edhe me bashkëshorten.