Analisti Nijazi Muhamedi ka goditur keq Avokatin e Popullit Ixhet Memetin në lidhje me vizitën e tij ish kreut të MPB-së, Mitko Çavkovit i cili po vuan paraburgimin në burgun e Shutkës.

“Ixhet Memeti qe keto dite nuk e merrka gjumi “per kushtet ne burg te Cavkovit”, tash s’ka ku ike prej nje pergjegjesie qe i ka ikur qe dy mandate qe i gezon dhe kjo eshte: te marre urgjentisht angazhim per rastin e parashtrimit te te denuarit pa fakte me burg te perjetshem te Burhan Porojit,parashtresa e te cilit qe 10 vjet dergjet e pashqyrtuar ne arkivin e Gjykates Supreme,nje rast pa precedence edhe per gjykatat afrikane,dhe ta aktualizoje per shqyrtim dhe per perfshirjen e ketij rasti per rigjykim..!”, shkruan Muhamedi.