Ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Indonezisë në ekonomi, arsim, kulturë dhe turizëm, kumtoi MPJ.

Ky është vlerësimi nga takimi i sotëm i sekretarit shtetëror, Viktor Dimovski dhe anëtarëve të grupit parlamentar indonezian për miqësi dhe bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në takim, sipas MPJ-së, është biseduar edhe për nevojën e riformësimit të kprnizës kontraktuese-juridike të bashkëpunimit, si dhe për mundësitë për vendosje të bashkëpunimit të afërt mes komuniteteve afariste të të dy vendeve.