VMRO-DPMNE paralajmëroi se çdo ditë do të mbajë tubim publik me bllokim të vendkalimeve kufitare, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB mori njoftim në të cilin partia informon për orarin, sipas të cilit do të mbahen bllokadat.

VMRO-DPMNE sot prej orës 16 deri në orën 18 do ta bllokojë VK “Bogorodicë”.

Për nesër prej orës 17 deri në orën 18 është paralajmëruar bllokimi i VK “Qafëthanë”.

Pasnesër partia prej orës 17 deri në orën 18 do ta bllokojë VK “Deve Bair”, ndërsa më 24 dhjetor prej orës 16 deri në orën 18 VK “Bogorodicë”.