Ministria e Brendshme akoma nuk ka qëndrim se ku kanë përfunduar pajisjet e lëvizshme për përgjim të cilat dikasteri i Brendshëm i kishte blerë në vitin 2012. Ata ishin blerë nga kompania britanike “Gama Group” përmes kompanisë “Finzi” të, tashmë të ndjerit, Kosta Kërpaç. As MPB-ja qendrore dhe as DSK-ja nuk tregojnë se për çfarë janë marrë këto pajisje, a janë keqpërdorur deri tani dhe si do të veprojnë institucionet në të ardhmen në lidhje me to? Nga ana tjetër, në një prononcim, autoritetet britanike, me përgjigje mes rreshtave vlerësojnë se keqpërdorimi i mundshëm i pajisjeve të lëvizshme për përgjim mund të çoj deri tek marrja e licencës për përdorimin e tyre.

Këto vendime nuk merren lehtë. Qoftë Maqedonisë apo cilitdo destinacioni tjetër, leja nuk do t’i jepej përderisa do të konstatohej se e njëjta nuk do të ishte në përputhje me kriteret e konsoliduara. Ne e kemi dhe e shfrytëzojmë mekanizmin për përgjigje të shpejtë dhe fleksibile ndaj situatave të shpejta dhe dinamike në rrafsh ndërkombëtar. Kemi mundësinë e revidimit të lejeve, t’i ndërpresim ose t’i kthejmë mbrapa përderisa nevojitet dhe nëse e kërkojnë rrethanat- thonë nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Në një artikulli të publikuar magazina britanike “Computer Weekly” kritikohen autoritetet e atjeshme për shitjen e pajisjeve të tilla tek një shtet me kapacitete të dyshimta demokratike. Sipas tyre, pajisja mund të bartet në çantë, në valixhe, madje edhe në trupin e operuesit që bën përgjimin. Për efikasitet më të madh, për shkak të nevojës më të madhe për mbushje me energji elektrike, ofrohet edhe versioni i kamufluar në xhip apo në furgon.

Funksionimi i pajisjeve të lëvizshme për përgjim 
Në praktikë, pajisja ka rreze veprimi në radius prej 1.5 deri 2 kilometra dhe paraqitet si stacion bazë i operatorit celularë. Kur përdoruesi i telefonit që është cak i ndjekjes do përpiqet të realizojë thirrje apo të dërgojë SMS porosi, “mjeti” shndërrohet si urë mes telefonit dhe stacionit të vërtetë bazë. Përdoruesi i telefonit dhe operatori i stacionit të vërtetë bazë nuk vërejnë asgjë. Por “mjeti” mund t’i incizojë dhe përgjojë bisedat dhe SMS porositë nga pajisja e telefonit që përbën cak”.

Pikërisht për përgjime me pajisje të këtilla fliste ish kryeministri Nikolla Gruevski në shkurt të vitit 2015. Por, ai atëherë akuzoi se me pajisjen kanë operuar profesionistë të panjohur për nevojat e shërbimeve të huaja dhe se MPB-ja ka tentuar t’i zbulojë. Pas denoncimit të kësaj afere, ekspertët sugjeruan Ministrinë Brendshme të pastrojë dilemat rreth mundësisë së ekzistimit ose jo të pajisjeve të tilla në vend, duke pasur parasysh faktin se në vitet që lamë pas edhe persona privat kanë poseduar biseda të përgjuara. Rekomandimet e tyre, hapin dilemën ndaj një çështje shumë serioze se vallë a janë vetëm MPB-ja dhe DSK-ja, të vetmet organe që kanë pajisje përgjimi në vend?!/alsat-m