Manchester United është pajtuar se ka humbur garën për titull në Premierligë, kur pas 18 xhirosh renditet në vendin e dytë me 11 pikë më pak se liderët e Manchester Cityt.

Kjo ka bërë që Jose Mourinho tani të fokusohet në Ligën e Kampionëve, ku ka kaluar fazën e grupeve e tani e pret përballja me Sevillën.

Sipas ‘Don Balon’, Jose Mourinho po kërkon një emër të madh që mund të paraqitet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, dhe dëshira e tij është Mauro Icardi i Interit, që këtë edicion ka shënuar 17 gola në po kaq ndeshje në Serie A.

Manchester United për të bindur Interin janë të gatshëm të ofrojnë deri në 140 milionë euro, për Icardin, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid.