Jose Mourinho ka lavdëruar lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për France Football, e cila dje e zgjodhi Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë.
Portugezi tha se edhe pas 40 viteve fëmijët do të flasin për Ronaldon ashtu siç bëjnë tani për Pele.
“Fëmijët e mijë nuk e kanë parë kurrë Pelen duke luajtur, por ata e dinë se kush është ai”, tha fillimisht Mourinho.
“Për 40 vite, fëmijët do ta dinë kush është Ronaldo, ai dhe atë që e përmenda do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë”