Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pjesshme në orët e pasdites. Pasdite në pjesët perëndimore priten po ashtu edhe reshje të shiut. Në mbrëmje dhe gjatë ditës së dielë reshjet e shiut parashikohen të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në male dëborë. Temperatura maksimale e ajrit do të arrijë në 14 gradë.