Motër dhe vëlla kanë qenë të pranishëm në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Rrëfimi nis nga Marinela e cila tregon se nëna e tyre është martuar që në mos 3- vjeçare dhe ka pasur një jetë plotë vështirësi dhe halle. Ata kanë ardhur nga Greqia, për t’i thënë nënës së tyre një mesazh. Marinela, e cila është dhe vajza e madhe kërkoi që nëna e tyre, e cila kishte vuajtur shumë dhe tani po përballej me një sëmundje kancerogjene të mos hiqte dorë nga kurim, pasi kishte shprehur dëshirë që të mos kurohej më. Ndërsa Arturi i kërkoi nënës ta falte për të gjithë shqetësimet që i kishte shkaktuar për shumë vite, si dhe i dhuroi një unazë të cilën nëna e tij e kishte shitur kur ai ishte fejuar në mënyrë që të blinte rroba për nusen e djalit.