Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë. Nesër do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e kohëpaskohshme veriperëndimore. Të dielën dhe të hënën era do të ndryshojë drejt jugut. Nga e hëna pasdite vranësira do të rritet, ndërsa të martën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta reshje të borës.

Nesër temperatura minimale do të lëviz prej minus pesë deri në tre gradë. Në Shkup do të jetë minus një. Maksimalja do të lëviz prej zero deri në nëntë gradë Celsius.

Të dielën temperatura e mëngjesit do të ulet prej zero deri në minus shtatë, ndërsa ajo maksimale do të lëviz midis pesë dhe 11 gradë Celsius.

Të hënën, në ditën e parë të viti të ri, temperatura do të jetë prej minus pesë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius.