Moti sot do të jetë i kthjellët por me temperatura që do të shkojnë nën zero, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.

Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri- Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore.

Moti në Shkup do të jetë i ngjashëm me temperatura nën zero gradë Celsius.