Moti në Maqedoni gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në mëngjes do të ketë kushte për borë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Erë përkohësisht e përforcuar do të fryjë në juglindje.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër ndërsa e ditës prej tre deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në gjashtë gradë Celsius.

Që nesër do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jo shumë i ftohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë në rritje graduale, ndërsa vranësira më të mëdha të shiut të dobët në pjesët perëndimore të vendit priten prej të mërkurës deri të enjten.