Greqia nga sot do të përfshihet me valë të re të motit të lig, i përcjellë me reshje shiu, erë dhe borë në vendet e larta, njoftuan mediat greke.

Uragani po e bllokon transportin detar në Detin Jon.

Për shkak të erërave të fuqishme është ndërprerë lëvizja e feribotëve të cilët lëvizin nga Igumenica deri në ishullin Korfuz. Gjithashtu nuk qarkullojnë anijet në linjat Kilini-Zakintos, Liksuri-Argostoli dhe Poros-Kilini