Natën e Vitit të Ri moti do të jetë i vranët, pa reshje dhe jo shumë i ftohtë. Temperatura të hënën në mëngjes do të lëvizë në interval prej minus pesë deri disa gradë mbi zeron.

Nga DPHM paralajmërojnë se valë e re e të ftohtit pritet nga e nata e së mërkurës për të enjte, që do të nisë me vranësira të rritura, ndërsa reshje do të ketë në mëngjes fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa pastaj do të zgjerohen gjithkund më intensivisht në perëndim dhe lindje. Reshjet do të jenë kryesisht të shiut vetëm në malet e larta të borës.

Të premten do të ketë më pak reshje, por do të jetë më ftohtë posaçërisht në veri ku do të ketë edhe reshje të dobëta të borës.

Gjatë fundjavës nuk priten reshje. Edhe natën e Vitit të Ri nuk do të jetë shumë ftohtë, do të ketë vranësira të vogla. Temperatura do të lëvizë në interval prej minus pesë deri plus disa gradë.