Mospagesa e pagës dhe kontributeve të pagës, si dhe mospagesa e regresit për pushim vjetor, akoma janë në mesin e problemeve me të cilat ballafaqohet punëtori në Maqedoni, edhe pse këto të drejta i garantohen me ligj.

Rasti më i ri për K-15 e papaguar vjen prej fabrikës së Shtipit për prodhimin e këpucëve “Bargalla” në Shtip ku prej parashtresës së Komitetit të Helsinkit është bërë mbikëqyrje inspektuese e jashtëzakonshme, me ç’rast nga Inspektorati shtetëror i punës është sjellë vendim me të cilin urdhërohet punëdhënësi në një afat të caktuar ta paguaj regresin e pushimit vjetor.

“Në afatin ligjor punëdhënësi shtroi ankesë në Komisionin shtetëror për vendimmarrje të shkallës së dytë për mbikëqyrje inspektuese dhe kallëzim penal. Ankesa e anulon zbatimin e vendimit, me ç’rast pritet vendim i Organit të shkallës së dytë”, thonë nga Inspektorati shtetëror i punës.

Tani për tani nuk ka të dhëna statistikore se sa parashtresa prej të punësuarve ka për regresin e papaguar për pushim vjetor.

Ajo që ekziston si e dhënë janë informacionet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë shërbimet juridike të së cilave vitin e kaluar kanë dhënë ndihmë juridike falas mbi këtë bazë për 528 punëtorë, ndërsa nga janari deri në qershor të këtij viti për rreth 200 persona të cilët janë drejtuar. Në bazë të pagave të papaguara ka pasur 631 persona që janë drejtuar, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti 141.

“Drejtimet mbi këto baza janë në vazhdimësi në numër të madh, për të cilat shërbimet e LSM-së janë duke ndërmarrë veprime juridike dhe procedura për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Pagesa e pagës është e bazuar dhe e drejtë shumë e rëndësishme prej të cilës varet ekzistenca e punëtorit dhe familja e tij dhe prandaj punëtorët janë më të motivuarit që të drejtohen për mbrojtje kur bëhet fjalë për realizimin e kësaj të drejte”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Që atje thonë se juristët e LSM-së i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në pajtim me ligjin me qëllim që t’u ndihmojnë punëtorëve mbrojtje për të drejtat e tyre të marrëdhënies së punës.

Nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë thonë se pas vendosjes së pagesës elektronike të kontributeve, është zvogëluar numri i punëtorëve të cilët nuk marrin pagë, ndërsa lidhur me mospagesën e K-15 problemin e shohin në njohjen e pamjaftueshme të ligjeve nga një pjesë e ndërmarrjeve të vogla dhe mirkondërmarrjeve të cilat, për fat të keq, nuk dakordojnë marrëveshje me të punësuarit dhe vendosin që të mos paguajnë K-15.

Nga ana tjetër, punëtorët, akoma, nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të denoncojnë keqpërdorime gjatë pagesës së pagave apo K-15, pasi që kanë frikë që të mos largohen nga puna ose të mos u bëhet presion në punë nga udhëheqësia.

Se, akoma, ka keqpërdorime në pagesën e pagave konfirmojnë edhe analizat e bëra nga disa organizata të caktuara dhe analizat e bëra prej disa organizatave të caktuara të cilat tregojnë se ka punëtorë të cilët një pjesë të pagës e marrin përmes xhiro llogarisë ndërsa pjesën tjetër në dorë. Me këtë pagesë të pagave, punëdhënësit e shmangin pagesën e kontributeve.

“Fajnsens Tink” publikoi hulumtim, sipas së cilit pothuajse 20 për qind e punëtorëve në shtet marrin pagë në zarf. Më të prekur janë mjeshtrit e industrisë së metalit dhe makinerisë, industrisë së tekstilit dhe asaj ushqimore dhe të punësuarit në sektorin për shërbim.

Para ca kohësh, OPM propozoi që të vendoset pagesë lineare e kontributeve për pagat prej 12 deri në 18 mijë denarë që, sipas tyre, do të ishte një shkak më shumë të zvogëlohen rastet për pagesën e pagave në zarf.

Pagesa e pagës dhe regresit të pushimit vjetor janë të drejta të punëtorit të garantuara me ligj. Mospagesa tërheq shqiptimin e dënimeve, lartësia e së cilave është përcaktuar me ligj./mia/

Global