Afati për tejkalimin e kontestit mes Slloveniës dhe Kroacisë po skadon. Sllovenia po bëhet gati që ti marr nën kontroll dy të tretat e gjirit të Piranit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA thotë se, mes dy vendeve egziston një tension i madh dhe se nuk përjashton konflikt të armatosur.

„Sllovenia ka për qëllim që shumë shpejtë të filloj zbatimin e aktgjykimit të arbitrazhit për ti marr nën menaxhim dy të tretat e ishullit të Piranit. Policia do ta marrë kontrollin mbi “detin tonë”, deklaroi kryeministri Miro Cerar.

Kroacia mund të reagoj për faktin se aktgjykimin e llogaritë si të “kompromentuar deri në deri fund”.

Me rastin e paralajmërimit të Sllovenisë se duke filluar nga nesër do të fillojë zbatimin e vendimit të arbitrazhit, ministria kroate përmes një note i bëri thirrje Ambasadës së Sllovenisë në Zagreb që të përmbahet nga vendimet e njëanshme dhe t’i përmbahen dialogut konstruktiv dhe t’iu shmangen incidenteve.

Në notë shprehet gatishmëria e Kroacisë për të zgjidhur çështjen e kufirit me një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Slloveninë dhe thekson në veçanti se Sllovenia pret “të mos zbatojë masa dhe mjete unilaterale dhe madje represive në përpjekjen për të zbatuar një vendim arbitrimi”.

Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene ka dhënë një vendim në fund të qershorit dhe Kroacia është veçanërisht e shqetësuar për përcaktimin në det.

Gjykata vendosi që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike. Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodelin, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci.

Në Kroaci po ashtu mbetet edhe Sveti Gera, ku ndodhet objekti kontestues ushtarak i ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, e cila u largua në vitin 1991, dhe pastaj u mor nga ushtria sllovene.

Kontesti kufitar ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë po zgjat tash e 26 vjet, qëkur këtë dy vende u bënë të pavarura. Të dy vendet janë anëtarë të Bashkimit Europian. (INA)